Rama thirrje mësuesve dhe policëve: Mos flini gjumë, luftoni për vota

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje sot mësuesve dhe policëve të Policisë së Shtetit që të luftojnë për vota.

Rama tha nga Mallakastra se nëse administrata do të vlerësohet në bazë të aftësive, mësuesit dhe policia nuk duhet të flejë gjumë por të punojnë për vota.

“I bëj thirrje mësuesve dhe policëve që pas orarit të punës të mos flenë gjumë por të luftojnë për vota” tha Rama.