Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Rama thirrje shqiptarëve të Maqedonisë: “Mos bini pre e provokimeve”
Në një intervistë për Top Channel kryeministri Edi Rama foli mbi situatën që po kalon Maqedonia. Duke iu referuar precipitimit të dhunës ai i ka bërë thirrje shqiptarëve të mos bien pre e provokimeve.
Për herë të pare në histori në Maqedoni do ketë një kryetar Kuvendi që është shqiptar. Telat Xhaferi është zgjedhur sot me votat e LSDM dhe BDI-së.
Situata paraqitet mjaft e e tensionuar dhe Xhaferit nuk i është lejuar të bëjë as betimin. Pas lajmit që një shqiptar do të jetë kryetar i Parlamentit në Maqedoni, kanë shpërthyer protestat.
Sipas Ramës shqiptarët duhet të tregojnë sot më shumë se kurrë se ne nuk e duam fundin e Maqedonisë.
“Ajo që dua të them është që, shqiptarët në Maqedoni duhet të ruajnë qetësinë, të mos bien pre e provokiomeve. Të jenë shembull se ne si shqiptar nuk duam fundin e Maqedonisë, duam stabilitetin e Maqedonisë vend ku shqiptarët të gëzojnë të drejtat me shtetasit maqedonas”-tha Rama