Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Rama thotë se nuk mban përgjegjësi për hapjen ose jo të negociatave
Kryeministri Edi Rama nuk është optimist për hapjen e negociatave me 18 tetor. Në një intervistë për TV Klan, ai është ndalur fillimisht të vendimi i Bundestagut gjerman qe do te merret me 27 shtator. "Këtë do ta marrim vesh në 18 tetor, edhe pse jemi në fund të rrugës por është ende shumë e gjatë rruga deri ne 18 tetor pasi ka shumë vendime për të marrë, duke filluar nga vendimi i Bundestagut pastaj për të përfunduar të vendimi i vendimi i Këshillit Europian që do të kërkojë konsensusin e të gjithë vendeve anëtare", sqaroi fillimisht ai.
Pyetur nëse do të japë dorëheqjen nëse negociatat nuk hapen, kryeministri deklaron se Shqipëria ka bërë maksimumin dhe se vendimi është politik më shumë sesa teknik. "Kjo është një sfidë e Shqipërisë dhe e të gjithë shqiparëve të cilin, une nayrshëm unë e kam marrë përsipër. Ne e kemi bërë detyrën e shtëpisë në aspektin teknik, në aspektin politik po bëjmë gjithcka mundemi. Nuk e kemi ndihmuar me çka ka ndodhur në 6 muajt e parë të vitit, por kemi mundur të bëjmë një kthesë të mundshme pas 30 qershorit. Vendimi lidhet me ate çka vendet anëtare konsidetojne të favorshëm për interesat e tyre", këmbgëlngul Rama.
Në fund, ai nuk pranoi të jepte detajë nga takimi me kancelaren Angela Merkel, pavaresisht se e cilesoi diskutimin me te mjaft pozitiv dhe konstruktiv.