Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Rama: Tre arsye pse po sulmohet Gent Cakaj, nuk ka folur për ndryshimin e kufijve
Kryeministri Edi Rama tha se janë të paktën tre arsye, pse sipas tij, sulmohet Gent Cakaj, i propozuar për ministër të Jashtëm dhe që Presidenti Ilir Meta refuzoi ta dekretonte.
Në takimin me përfaqësues të trupit diplomatik, Rama renditi si arsye të sulmit ndaj Cakajt, moshën, pastërtinë e figurës dhe origjinën.
“Sepse është shumë i ri, domethënë nuk i përket botës së tyre të vjetër. Sepse është shumë i pastër, nuk mund të akuzohet për asgjë. Sepse është nga Prishtina, dhe nuk mund të marr një post kaq të lartë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se Cakaj nuk është shprehur asnjëherë për politika që bien ndesh me politikën e jashtme të Shqipërisë po kështu, shtoi Rama, nuk ka predikuar ndryshime kufijsh.
“Ai kurrë nuk ka shprehur asnjë që bie ndesh me politikën tonë të jashtme.
Nuk ka predikuar kurrë ndryshime kufijsh në Ballkan dhe s’ka marrë përsipër të ndërhyjë në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë”., u shpreh Rama.