All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rama tregon bisedën me Macron: Ma tha troç

Rama tregon bisedën me Macron: Ma tha troç
All - Paragraf - 1

Edi Rama doli sot para deputetëve dhe ministrave ku u foli për herë të parë sa i takon vendimit të publikuar dje në lidhje me negociatat për Shqipërinë. Në një fjalim që zgjati afro 32 minuta, Rama e cilësoi si një sukses vendimin e djeshëm ndërsa falënderoi edhe Greqinë e Italinë për avokatinë e bërë ndaj Shqipërisë në samit.

All - Paragraf - 3

Kreu i qeverisë, rrëfeu edhe ndër të tjerash, edhe bisedën që pati me Presidentin e Francës Macron gjatë vizitës së tij në Paris.

“Ma tha troç qysh në takimin e parë në Paris, se për të ishte tejet e vështirë që të thoshte po për një datë për arsye që nuk lidheshin me Shqipërinë, por më premtoi ama do të mendohej mbi mundësinë e një zgjidhje”, tha Rama.

Kryeministri zbuloi gjithashtu se këtë vjeshtë President francez do të vizitojë Shqipërinë.

Të fundit