Flash News

KRYESORE

Rama tregon çfarë i kërkoi Bashës në 2017-ën: Jo më se është turp i botës!

Rama tregon çfarë i kërkoi Bashës në 2017-ën: Jo

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur një detaj nga marrëveshja e 17 maj me kreun e PD, Lulzim Basha në 2017-ën.

Sipas Ramës, në atë kohë i ka kërkuar që çështjet e brendshme të mos zgjidhën më ‘duke folur anglisht’, pra me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, ashtu siç ndodhi edhe me marrëveshjen e 5 qershorit, që sot pritet të votohet në kuvend.

“Jemi palë tjetër, por duhet të merremi vesh shqip. Nuk e pranoj dot që të flasim akoma anglisht me njëri tjetrin, këtë i kam kërkuar Lulzim Bashës në 2017, jo më se është turp i botës, nuk na respektojnë më shumë partnerët nëse ne ju japim bujarisht detyra që janë detyra tona”, tha Rama.

Të fundit