Flash News

KRYESORE

Rama tregon momentin më të vështirë në vitin e parë qeverisës: Nuk bëmë si duhet detyrën

Rama tregon momentin më të vështirë në vitin e

Kryeministri Edi Rama ka treguar momentin më të vështirë në këtë vit të parë të mandatit të dytë qeverisës. Rama cilësoi si të tillë atë se çfarë ndodhi tek ‘Rruga e Kombit’.

“Momenti më i vështirë ka qenë kur u gjendëm përballë faktit kur nuk ishin përgatitur si duhet për të mundësuar fillimin e procesit të pagesës për ‘Rrugën e Kombit’.

Ne nuk bëmë si duhet detyrën tonë”, tha Rama gjatë emisionit ‘Përballë’ me gazetarin Lutfi Dervishi.

Më tej, kryeministri tregoi edhe mësimin që mazhoranca mori nga kjo ngjarje. “Nuk duhet ti marrim asnjëherë gjërat të mirëqenia dhe duhet gjithmonë të jemi në sinkron me njerëzit në procesin e politik bërjes”, u shpreh Rama.

Të fundit