Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Rama tregon pse përdori frazën “What the fuck”: Buroi nga takimi me Ministrin e Kosovës
Kryeministri Edi Rama i ftuar në Klan Kosova, përballë Baton Haxhisë ka shpjeguar frazën “What dhe fuck” që përdori sot në mbledhjen e dy qeverive në Pejë.
Rama u shpreh se nuk ka qenë e planifikuar, por që i doli natyrshëm pas një bisede me ministrin e Punës dhe Mirëqenies së Kosovës, Skënder Reçica.
“Doli aty për aty, natyrshëm dhe besoj se e përvijon më së miri në mënyrën më sintetike gjithë frustrimin e një situate që gjendet procesi tërësor në të gjitha planet, procesi i integrimit të mëtejshëm të Kosovës, të rajonit, procesi i ndërveprimit rajonal dhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Rama në një intervistë me gazetarin Baton Haxhiu, në emisionin “Zona B”.
Buroi nga tregimi i Ministri të Punës dhe Mirëqenies Sociale, që më tregoi se kur kishte shkuar në Beograd për një takim rajonal deri në dy të natës i rrinin mbi kokë disa miq evropianë, sigurisht nën presionin e serbëve që ai të garantonte që të nesërmen kur të fliste nuk do të përmendte termin, Republikë e Kosovës. Kjo doli sepse kjo është situata në tërësi. Nuk është thjeshtë ai moment por një tërësi gjërash që po ndodhin”
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama përdori fjalët “What the fuck” teksa shprehu mospëlqimin ndaj qëndrimit të Serbisë dhe BE-së karshi Kosovës.