Flash News

KRYESORE

Rama tregon pse u shemb Teatri Kombëtar në kohën e pandemisë

Rama tregon pse u shemb Teatri Kombëtar në kohën e pandemisë

Kryeministri Edi Rama është pyetur gjatë një bisede në emisionin “Pressing” në Televizionin kosovar 7  se përse shembja e Teatrit Kombëtar ndodhi gjatë kohës së pandemisë.

Rama u përgjigj se shembja duhej bërë në një kohë që të mos kishte përplasje me artistët që ishin ngujuar në godinë.

“Nëse do kishte ndodhur në mes të ditës, do thuhej pse në mes të ditës. Duhej evituar kjo përplasje. Por dua të nënvizoj se godina e vjetër e teatrit kombëtar prej 2 vitesh e ca ishte e zaptuar, e marrë peng nga një grup njerëzish, nuk kontrollohej nga shteti. Ata pretendonin se përfaqësonin të gjithë popullin teatror.

Shteti e kishte të pamundur të kishte administrimin normal. Nuk kemi dashur të krijonim një konflikt kur ende procesi ishte në fazë embrionale. Ndërhyrja ndodhi pa asnjë lëndim real”, tha Rama.

Pse nuk pati një kompromis, por vendosët të shembnit godinën e teatrit?

Edi Rama: Ky është debati më i gjatë në historinë e këtij vendi. Ajo ngrehinë nuk plotëson asnjë kusht që mund të zhvillohet aktiviteti në mënyrë të sigurtë.

Mundësia për ta restauruar është pothuajse zero.

Të fundit