Flash News

KRYESORE

Rama tregon se çfarë i ka ofruar Bashës gjatë takimit të sotëm

Rama tregon se çfarë i ka ofruar Bashës gjatë takimit

KM Rama pas daljes nga Asambleja e PS ka ndalur dhe u eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve.

 

A e keni ofruar postin e zv/Kryeministrit në bisedën me Bashën?

Kemi rënë dakord të mos flasim, por fjalët i ka marrë era dhe i ka sjellë te ju. Kam propozuar monitorim, si asnjëherë të gjithë strukturës së shtetit, të policisë, drejtorive të sistemit arsimor, sistemit të burgjeve, që kanë qenë pika të adresuara si problematike në raportet e ODIHR, dhe një rregullore sesi duhet të shmanget përdorimi i aseteve shtetërore në fushatë. 

Si e priti Basha?

Nuk dua të komentoj kundërshtarin që ishte në tryezë; ne nuk presim përgjigje, vazhdojmë punën, jemi në angazhimin e plotë elektoral, por do të gjemë kohën për të biseduar deri kur të shtypen fletët e votimit. Unë jam i gatshëm, nëse ka një takim tjetër. Jam këtu për të ofruar maksimumin. Nuk e shtyjmë datën e zgjedhjeve.

Keni ofruar poste?

Është një organizëm që as në ëndërr nuk e shikoje kur ishte Saliu, Kryeministër. Zëra ka për gjithccka, unë flas me timin. Unë besoj se jemi brenda filozofisë për të bërë shtet brenda rregullave të lojës, që nuk ndryshojnë dhe për t'i ofruar Bashës mundësi nëse do të marrë pjesë në zgjidhjen e situatës. Jemi në krye të detyrës dhe përpara popullit për t'u përgjigjur.

Të fundit