Flash News

KRYESORE

Rama tregon "viktimën" e radhës nga operacioni kundër informalitetit, gjobitet Havana

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, biznesin e radhës të ndëshkuar se nuk u ka dhënë klientëve kuponin tatimor, duke i shkaktuar dëm financave të shtetit e qytetarëve. Kreu i qeverisë e bën të qartë se nuk do të tolerohet asnjë, pasi nuk ka njeri mbi ligjin.

“Keqardhje e vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane😢 Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën🤭

Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT✋

ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë 🤜nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit👊”, shkroi Rama në Facebook.

Të fundit