Rama tregon zyrat e reja të FSHF-së dhe ndjekësit s’ia falin gafën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook disa foto të zyrave të reja të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ato janë ndërtuar në ish-shtëpinë e klubit të futbollit Dinamo, aty ku më parë ka qenë një kompleks i famshëm i sportit më popullor të shqiptarëve.

“Drejt përfundimit edhe shtëpia e re e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe qendra stërvitore e Kombëtares kuqezi”, shkruan shefi i qeverisë, i cili ka bërë një gabim në postim.

Reklamimi i kësaj ndërtese nuk ka edhe aq sens në faqen e tij, sepse ai është një investim i bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit me ndihmën e UEFA-s. Qeveria nuk ka investuar, por le të kalojmë te tema. Njëra nga fotot e postuara nga Rama paraqet një punëtor, i cili nuk është i siguruar, edhe pse punimet në zyrat e FSHF-së vazhdojnë dhe ai është duke qëndruar mbi skela.

Ndjekësit e Ramës nuk ia kanë falur këtë gabim, teksa kanë komentuar se vetëm prej tij që nuk e prisnin. Për më shumë, shihni komentet në postimin përkatës duke klikuar këtu.