Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Rama trimërohet në Tiranë dhe sulmon sërish Krichbaum: Kur ai flet, dëgjoj Partinë Demokratike
Në Berlin mohoi se ishte ai sponsorizuesi i sulmeve ndaj deputetit të CDU, Gunther Krichbaum, por nga Tirana, kryeministri Edi Rama ka lëshuar sërish akuza ndaj gjermanit.
Rama ka deklaruar në emisionin ‘Tonight’ se kur flet Krichbaum dëgjon në gjermanisht deklaratat e Partisë Demokratike. Sipas Ramës, deputeti gjerman merr të mirëqena edhe sajesat që bëhen nga opozita shqiptare.
“Së pari, nuk është sekret që zotëria (Gunther Krichbaum)ka një mendim të konsoliduar jo pozitiv për qeverinë tonë. Kemi patur një debat kur ka qenë në Tiranë, ia kam thënë në sy dhe mi ka thënë në sy opinionet e tij. I kemi opinionet shumë të largëta dhe personalisht, kur ai flet, dëgjoj në pjesën më të madhe gjermanisht Partinë Demokratike të Shqipërisë. Por, nga ana tjetër është një pozicion legjitim i tij, është një nga 600 deputetët e Bundestagut dhe është normale që të ketë debat, të ketë njerëz që kanë pozicione të ndryshme. Të gjitha shqetësimet e PD janë edhe shqetësimet e tij, të paktën nga ato që unë dëgjoj. Edhe sajesat e PD-së merren si të mirëqena prej tij”, u shpreh Rama.
A ka shtete që i kanë thënë ‘jo’ për negociatat? Përgjigjet Edi Rama