Flash News

KRYESORE

Rama, Tsipras dhe Zaev gati për takimin tripalësh

Rama, Tsipras dhe Zaev gati për takimin tripalësh

Kryeministrat e Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë mund të takohen së shpejti në zonën e liqenit të Prespës, që ndahet midis tre shteteve.

Sipas agjencisë “IBNA”, ky takim do të ketë për qëllim zgjidhjen përfundimtare të disa prej çështjeve që qëndrojnë të hapura midis këtyre shteteve fqinje, siç është edhe emri i Maqedonisë. Pjesëmarrja e Ramës në këtë takim shihet si garanci për pranimin e marrëveshjes edhe nga shqiptarët e Maqedonisë.

Tre liderët do të fokusohen edhe në bashkëpunimin dhe sigurinë e rajonit, ku përfshihet siguria energjetike apo mbështetja për ‘Rrugën e Mëndafshit’, një projekt gjigant i financuar nga Kina.

Tirana organizon konferencën e rëndësishme me mbi 200 të ftuar, i pranishëm dhe Mbreti i Jodanisë

Të fundit