Flash News

KRYESORE

Rama u heq administrimin e vijës bregdetare 60 kryebashkiakëve socialistë

Rama u heq administrimin e vijës bregdetare 60 kryebashkiakëve

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se në vjeshtë do të kalojë ligji i ri në Kuvend që u heq bashkive administrimin e vijës bregdetare. Në një postim në Facebook, ai argumenton se pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund.

“Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund. Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton.

Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti. Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve.

ZeroTolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes Deri në Fund dhe në çdo drejtim” shkruan Rama, i cili duket se nuk ka besim të 60 kryebashkiakët socialistë, të dalë nga 30 qershori.

Të fundit