Flash News

KRYESORE

Rama u “tall” me propozimet e PD, Bardhi: Edhe na kopjon edhe na sulmon

Rama u “tall” me propozimet e PD, Bardhi: Edhe na kopjon edhe na

Pasi Kryeministri Edi Rama përdori doza të larta ironie dhe tallëse për propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për koronavirusin, reagoi Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi. Në një postim të tij, Bardhi shprehet se “edhe na kopjon, edhe na sumlon”, duke iu referuar deklaratës në Tëitter të zotit Rama. Duke i kujtuar Kryeministrit se propozimet i kanë bërë që në fillim, Bardhi shprehet se “betejën sot nuk e ke me opozitën por me koronavirusin”

Edhe na kopjon, edhe na sulmon! Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në tëitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD”.

“Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi. Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin”.

“Prandaj pa humbur më kohë nga komplekset, fillo zbatimin e tyre një orë e më parë. Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar”, shkruan Bardhi.

Të fundit