Flash News

KRYESORE

Rama ultimatum Çakos: Mos u merr vetëm me bimën, godit ‘kokat’ e kanabisit

Rama ultimatum Çakos: Mos u merr vetëm me bimën, godit

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar gjatë mbledhjes së Zyrës Operacionale, goditjen e krerëve të organizatave kriminale që merren me mbjelljen dhe shitjen e kanabisit në Shqipëri.

Rama kërkoi nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, që të fokusohet më shumë në goditjen e kriminelëve dhe më pas në asgjesimin e bimës.

“Jam i bindur se vendosmëria në kryerjen pa asnjë kompromis të vetëpastrimit të policisë është një nga arsyet e suksesit. Ky proces duhet të vazhdojë deri në fund dhe muajt që kemi përpara potencialisht janë muaj rreziku. Duhet që në çdo moment të vazhdojë qasja e integruar me institucionet e tjera dhe duhet theksuar roli i rëndësishëm i Shërbimit Informativ dhe Prokurorisë. Dua ta falenderoj Policinë në goditjen e zyrtarëve që kanë dështuar në këtë fushë dhe tani janë vënë përpara drejtësisë për moskallëzim të krimit. Opinioni publik kërkon goditjen e krerëve të këtyre grupeve kriminale dhe sekuestrimit të aseteve të tyre. Në këtë drejtim ka ende shumë për të bërë. Goditja e këtij fenomeni matet me goditjen e grupeve kriminale dhe masën e sekuestrimit. Objektiv i parë duhet të jenë kriminelët dhe jo bimët”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se kanabisi ka lënë gjurmë të madhe në Shqipëri dhe do të jetë e vështirë zhdukja totale e tij, pasi ka njerëz që kërkojnë alternativa të tjera për mundësi jetese.

“Historia 27 vjeçare e kanabisit në Shqipëri, pavarësisht zhdukjes së rrjeteve kriminale, do të lërë gjurmët e veta, që do të jetë e vështirë për t’u adresuar, pasi ka njerëz që kanë nevojë për alternativa për mundësi jetese”, tha Rama.

Të fundit