Flash News

KRYESORE

Rama ultimatum mediave: Keni afat 24 orë për të hequr reklamat e basteve

Rama ultimatum mediave: Keni afat 24 orë për të hequr reklamat e

Kryeminsitri Edi Rama njoftoi sot se duke nisur nga 31 dhjetori do të pushojnë së funksionuari kazinotë elektronike. Me ndryshimin e bërë në ligj, Rama tha se kjo përfshinë edhe bastet sportive.

“Duke nisur nga data 31 dhjtor e këtij vitti, do të pushojnë së funksionuari kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshinë edhe bastet sportive si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë me kuajt me qentë apo me çdo lloj skallavi të faunës shqiptare.

Ndërkohë po punohet për regjimin e ri të licensimit dhe kontrollit të kësaj veprimtarie në distancë, nëpërmjet interentit, dhe brenda po këtij afati, 31 dhjetorit, ne do të kemi një regjim të ri gati”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ka bërë edhe një paralajmërim për mediat të cilat transmetojnë reklama bastesh duke i lënë një afat 24 orësh.

“Në zbatim të ligjit ekzistues që ndalon reklamimin e kompanive të basteve dhe që është shkelur nga të gjitha mediat pa përjashtim, unë i paralajmëroj të gjithë, brenda 24 orësh të heqin të gjitha reklamat nga ekranet, nga radiot, nga gazetat apo nga portalet.

AMA duhet të garantojë zbatimin e ligjit përsa i përket ekraneve dhe radiove ndërsa ne do të mbyllim me forcë çdo faqe on-line që pas 24 orësh do të ketë akoma reklama bastesh në shkelje të ligjit ekzistues”, theksoi Rama.

Të fundit