Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rama urdhër krerëve të bashkive: Të bllokohen shpenzimet. Kush do makinë, le të blejë një kalë
Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar drejtuesit e pushtetit vendor që të bllokojnë shpenzimet për zyrat dhe objekteve të tjera për zyrë gjatë vitit të ardhshëm.
Madje, Rama në mënyrë metaforike u ka kërkuar krerëve të bashkive të qarkullojnë me kalë në vend të makinave.
“Po studiohet edhe se cilat fonde mund të transferohen nga viti i ardhshëm. Do bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, kolltuqeve, tavolinave në bashkitë e vendit, asnjë shpenzim për këtë punë.
Kush do jetë keq për makinë, të gjejë një kalë. Kryetarë bashkishë me kuaj do ishin një inovacion ekologjik dhe sidomos krerët e njësive administrative do ishin të mirëpritur, të mos rrinin më vetura në qendrën e qytetit”, u shpreh kryeministri.
Lagjet e reja
Po ashtu, Rama u shpreh se pjesë e planit përmes programit të rindërtimit është edhe ngritja e lagjeve të reja në Tiranë, Durrës dhe Kurbin, pra zonat më të goditura nga tërmeti.
“Skenari im është ndërtimi i disa qytezave të reja. Objektivi im është të arrijmë në një program rindërtimi që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale që bëhen për të varfrit. Të ndërtojmë lagje të re nga e para në Durrës.
Në Tiranë, një lagje të re të madhe dhe dy më të vogla, por do ta shtrojmë me arkitektë dhe urbanistë të huaj.
Po ashtu në Kurbin, pallatet që vizituam dje do i shembim, me parametra komplet tjera.
Ambicia ime është të kemi objektiv afatmesëm prej 10 mijë apartamentesh dhe afatshkurtër me 5 mijë apartamente, pra me dy faza.
Të përfshijmë ata që janë drejtpërdrejtë të prekur dhe të mos bëjmë gabimin e bërë në periferitë e kryeqyteteve apo qyteteve evropiane, ku ndërtimi i lagjeve të reja krijoi vatra njerëzish të margjinalizuar nga pjesa tjetër dhe tensione të vazhdueshme.
Lagjet duhet të jenë miks, jo vetëm për të varfrit. Do jenë lagjet e rilindjes pas një situate vdekjeje dhe traume kombëtare. Do bëjmë ndërtime të reja shembullore në çdo aspekt. Pallatet e vjetra në Kombinat të shemben, mbaroi historia.
Nga ky program duhet të sjellim ekonomisë dhe jo t’i marrim. Sa i përket fondit do kalojmë nga buxheti i 2020-ës, duke siguruar që deficiti primar të mbetet pozitiv”, u shpreh kreu i shtetit.