Flash News

KRYESORE

Rama: Urgjenca e spitalit të shërbejë edhe për rastet e denoncimeve

Rama: Urgjenca e spitalit të shërbejë edhe për rastet e

Kryeministri Edi Rama ka hedhur idenë se urgjencat e spitalit të mos shërbejnë vetëm për trajtimin e rasteve imediate mjekësore të personave që kërkojnë ndihmë, por edhe për të denoncuar situata që pengojnë ndërhyrjen mjekësore.

Duke folur për urgjencën kombëtare, Rama tha se ky është një hap që vë në lëvizje drejtuesit e spitalit dhe ministren kur është e nevojshme.

“Në sistemin e urgjencës të fusim edhe diçka tjetër, pra shërbimi urgjencës mos jetë thjeshtë një shërbim për këtë aspekt, por edhe një pikë referimi për të denoncuar rastet e referimeve jashtë spitalit, recetave ‘shko blej këtu e atje’, ilaçe që është në spital, ose që mungon për arsye të keqmenaxhimit, kur kushtëzohet shërbimi, për të garantuar koefidencialitetin e plotë. Ky është një hap që është i bëshëm. Për të vënë në lëvizje drejtuesi e spitalit për të zgjidhur në vend problemi si dhe ministren për të marrë masë për mjekun e infermieren, që mund të ketë përgjegjësi për këtë”, tha Rama.

Të fundit