Flash News

KRYESORE

Rama uron Ditën e Flamurit me foton e shumëdiskutuar

Kryeministri Rama ka uruar gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit. Për të uruar 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama ka zgjedhur foton e bërë gjatë takimit në Pejë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Një gjest ky që u diskutua dhe ngjalli shumë reagime në rrjet. Kishte nga ata që e vlerësonin, por dhe nga kritikët të cilët e konsideruan spektakël, firmosjen e flamurit nga dy krerët e qeverive.

“MIRËMËNGJES 😀 dhe GËZUAR DITËN E FLAMURIT”- shkruan Rama, me foton, teksa ka bashkuar duart me kryeministrin e Kosoves, Haradinaj, mbi flamurin kuqezi.

Të fundit