Flash News

KRYESORE

Rama uron Kosovën për ushtrinë me foto të Thaçit; Meta: Vendim histori

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për krijimin e ushtrisë.

Kreu i shtetit e ka cilësuar vendimin si historik që sipas tij dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja.

“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik.👏🇽🇰”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin e tij ta shoqërojë me një foto të Presidentit Hashim Thaçi i veshur me rroba ushtarake.

Të fundit