Flash News

KRYESORE

Rama uron shenjtërimin e Nënë Terezës, hesht për raportin e OSBE-ODIHR

Kryeministri Edi Rama, ashtu si çdo ditë është aktiv që në orën 08.00 të mëngjesit në rrjetet sociale , shpesh deri në orët e vona.

“Gëzuar ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës”, shkruan Rama në postimin e fundit.

Ndërsa ka hedhur dy postime deri tani, dukshëm bie në sy se kryeministri nuk ka reaguar ende për raportin përfundimtar të OSBE ODIHR, lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, i publikuar prej pasdites së djeshme.

Në raport evidentohet se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa theksohet se u cenua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.

Në raport thuhen se partitë politike duhet të angazhohen në dialog mes tyre, ndërsa shton se duhet të ndalojë keqpërdorimi I administratës gjatë fushatës zgjedhore.

“KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe nganjëherë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke cenuar sigurinë juridike”, thuhet ndër të tjera në raport.

Po ashtu, Rama ka zgjedhur të heshtë ende edhe për rastin e Agim Kajmakut, kryebashkiakut të Vorës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, i akuzuar nga PD si një person me të shkuar problematike në Greqi.

Të fundit