Flash News

KRYESORE

Rama uron Vlahutinin me shprehjen e Ilir Beqajt: Suksese në jetë

Rama uron Vlahutinin me shprehjen e Ilir Beqajt: Suksese në jetë

Në samitin e mbajtur paraditen e sotme në Durrës, e pranishme ishte edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin. Sipas asaj që raporton Report tv, Rama e ka uruar Vlahutin me shprehjen ‘suksese në jetë’, duke ju referuar faktit që ambasadorja pritet të largohet nga Shqipëria në ditët e ardhshme pas mbarimit të mandatit.

Pas kësaj të gjithë kanë vënë buzën në gaz, por ambasadorja duket se nuk e ka kuptuar arsyen dhe për këtë i ka ardhur në ndihmë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili ja ka shpjeguar për çfarë bëhej fjalë.

‘Suksese në jetë’ ishte shprehja që u bë hit, pas publikimit të një bisede telefonike mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe një drejtori ku i njoftonte shkarkimin nga detyra.

 

Të fundit