Flash News

KRYESORE

Rama vijon spastrimin e administratës, shkarkon 6 drejtorë

Rama vijon spastrimin e administratës, shkarkon 6 drejtorë

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra 6 drejtorë. Mësohet se ditën e sotme, kreu i qeverisë ka thirrur në një takim drejtuesit e zyrave të Hipotekës dhe Aluizni-t në të gjithë vendin.

Rama ka shkarkuar 4 prej drejtorëve të Hipotekës si dhe 2 drejtues të Aluizni-t. Shkarkimi i tyre ka ardhur si pasojë e performancës së dobët.

Nuk dihen ende emrat e drejtorëve të shkarkuar. Edhe gjatë llogaridhënieve publike, kreu i qeverisë ka paralajmëruar disa herë drejtuesit e Hipotekave dhe Aluizni-t duke thënë se është drejtoria ku qytetarët kanë më shumë ankesa.

Të fundit