Flash News

KRYESORE

Rama vizitë në Athinë, takim me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias

Rama vizitë në Athinë, takim me ministrin e Jashtëm grek

Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë Athinën në datat 15 dhe 16 shtator në cilësinë e kryetarit të OSBE-së.

Gjatë vizitës së tij Rama do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ministrin e Jashtëm Nikos Dendias dhe me qeveritarë të tjerë.

Sipas mediave greke, Rama do të marrë pjesë në një konferencë me temë “Evropa: Përforcimi i kohezionit në kohë të trazuara” ku do të diskutohet për menaxhimin e krizës së koronaviorusit.

Në këtë tryezë do të diskutohet edhe për krizën në Mesdheun lindor, imigracionin, politikën e jashtme dhe sfidat e mbrojtjes, sipërmarrjen, investimet dhe tregun e energjisë.

Mes shumë të ftuarve në këtë takim do të jetë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe shumë personalitete të tjerë.

Të fundit