Flash News

KRYESORE

Rama: Zagani është i dënuar. Përgjigjet ish-oficeri: Edhe budallai e ka krytin si njeri

Rama: Zagani është i dënuar. Përgjigjet ish-oficeri: Edhe

Ish-shefi i policisë, Dritan Zagani, i është përgjigjur pretendimit të kryeministrit Edi Rama se është i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

“Edhe budallai e ka krytin si njeri”, thotë Zagani për Ramën, ndërsa ironizon lajmin për ‘tre prokurorët nga Tropoja’ të çështjes Tahiri, kur thotë se ai vetë është nga Bushati i Shkodrës.

"Edhe budallai e ka krytin si njeri", thotë një fjalë e vjetër andej prej nga vij unë....dhe që ta di kush se di, unë vij nga Bushati i Shkodrës, po e them deri në fund se ky dhe këta që ka mbas më nxjerrin prapë nga Tropoja, që edhe të isha veç nder do ta kisha, por nuk jam,,,,sa për parantez e them këtë edhe pse nuk jam gazetar po them thjesht mendimin tim,...! P.S... se kisha për asnjë njeri në veçanti”, shkruan Zagani.

Sa i përket Ramës, ai tha në emisionin ‘Zonë e Lirë’: E di ku ka përfunduar, por në Republikën e Shqipërisë ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe me këto farë gjykatash, ose je i pandehur politik, ose kaq shumë provohet fajësia jote, sa nuk bëjmë dot një pazar për të liruar. Kështu që, kur e ka dënuar Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e ka çuar për shpërdorim detyre dhe nuk e di se çfarë tjetër, çfarë duhet verifikuar më shumë?! Ajo Prokurori dhe ajo Gjykatë nuk kanë pasur asnjë arsye në botë që të lëvizin një gisht për hatër të Saimir Tahirit.

Të fundit