Rama zbulon vendndodhjen e karantinës për coronavorus-in: S’jemi para një murtaje mesdhetare, larg ‘info-demisë’

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ku është përcaktuar vendndodhja e karantinës ku do të përqëndrohen të prekurit nga coronavirus-i, në rast se në vijim do të ketë raste të konfirmuara.

Rama tha edhe një herë se deri tani Shqipëria nuk ka asnjë rast të infektuar nga 17 raste të dyshuara, ndërsa apeloi që të bëhet kujdes me informacionet e rreme që përhapin panik.

“Karantina është parë e udhës të vendosjet në strukturat e shtëpisë së pushimit të ministrisë së Mbrojtjes në Durrës. Me konfirmimin edhe të OBSH është konstatuar përmbushja e kushteve dhe garancia për siguri të plotë.

Shërbimi i sëmundjeve infektive në QSUT dhe sanatoriumi kanë gatishmëri për nevojë terapie intensive.

Ky virus përballohet pa pasoja dramatike nga më të vegjlit dhe ata që kanë organizëm të shëndetshëm. Ajo që nuk është thënë askund se 97% të të prekurve shërohen, e konfirmuar nga OBSH.

Nuk jemi para një murtaje mesdhetare që ka ardhur të fshijë gjysmën e njerëzimit, ka potencial rreziku të konsiderueshëm, nuk kemi nënvlerësuar asgjë dhe pak më shumë besim sepse është i nevojshëm.

Është situatë që ka zënë në befasi gjithë botën, një virus që përhapet. Po shoqërohet me atë që OBSH e konsideron një rrezik serioz info-demia, epideminë e lajmeve të rreme, që marrin dhënë dhe influencojnë mbi qëndrimin dhe sjelljen e konsumatorëve të lajmeve.

Sic ndodh shpesh këtu situata është shfaqur më shumë se sa një formë, me titujt, përpjekja e grupeve të caktuara për të shfrytëzuar frikën për të nxitur panikun, për të prodhuar alarme në funksion interesash politike.

Për karantinën, është për të ardhur keq që kudo bëhet për politikë askund nuk ndodh që palë të caktuara politike të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve, duke u përpjekur të përhapin panik dhe duke denziformuar publikun, qoftë për vendin e karantinën, kushteve dhe impaktit të një zone të karantinuar për popullatën rreth e rrotull. Karantinat nuk ndërtohen në male, pyje apo larg zonave të banuara. Kjo është shpikje në vazhdon e infodemisë ”, tha Rama në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Sigurisë.