Flash News

KRYESORE

Rama ‘zgjedh’ Bayern Munchen për përmbytjet e 2017-ës. Në 2015-ën ishte juventin

Kryeministri Edi Rama ishte sot në zonën e Mifolit ku pa nga afër situatën në zonën e cila rrezikohet që të preket më shumë nga përmbytjet e këtyre ditëve. Ajo që tërhoqi vëmendje në këtë inspektim të Ramës ishte xhupi që ai mbante veshur, një xhup ku ishte stampuar stema e ekpit gjerman Bayern Mynchen.

Ndërkohë, në vitin 2015 kjo zonë, u përmbyt sërish. Edhe aso kohe Rama inspektoi zonën por mbante veshur një xhup ku ishte stampuar stema e skuadrës italiane ‘Juventus’.

Shpresojmë që ndryshimi i skuadrës nga ana e kryeministrit të jetë një ogur i mirë edhe për banorët e këtyre zonave që përmbytjet të jenë më të pakta se ato të para dy viteve.

 

Të fundit