Flash News

KRYESORE

Rama zgjohet me mendjen te Kavaja, për sot ishin parashikuar zgjedhjet

Rama zgjohet me mendjen te Kavaja, për sot ishin parashikuar zgjedhjet

Kavaja u kthye në fitoren e parë të opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha, pas vendimit për të shtyrë zgjedhjet në bashkinë e vogël, fqinje me Tiranën. Opozita ka dyshime të forta se zgjedhjet në Kavajë do të diktoheshin në krimi dhe korrupsioni, ndaj bëri të gjitha përpjekjet, të cilat rezultuan të suksesshme, për të shtyrë votimet në një datë tjetër.

Megjithatë, kryeministrit Edi Rama duket se i ka mbetur mendja në Kavajë. Ai ka postuar mëngjesin e sotëm një foto të ndryshimit të qytetit, ndërsa thekson se qyteti ka shumë për të humbur nëse puna ndalet sot.

Reagimi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë më këtë imazh të Kavajës më 2013 dhe mbrëmë🌹

Në katër vitet e fundit për Kavajën është bërë më shumë se në 25 vjet të marra së bashku. Ende edhe më shumë mbetet për t'u bërë, por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara #PërKavajënQëDuam

Të fundit