Flash News

KRYESORE

Rama zyrtarizon kandidatin e PS për Bashkinë e Kukësit  

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët sot në Kukës ka zyrtarizuar kandidatin e PS për këtë bashki.

Teksa e konsideroi kampion, Rama deklaroi se me Safet Gjicin PS do të marrë bashkinë e Kukësit.

“Jemi në një moment ndryshimi të madh për Kukësin, në fakt ky ndryshim duhet të shoqërohet edhe në bashki. Kandidatin për kryetarin e bashkisë nuk e sollëm ne por e gjetëm mes jush dhe e gjetëm kampion ose të paktën kandidat për kampion”, tha Rama.

Më tej ai ironizoi opozitën, për të cilët u shpreh se nuk janë kundërshtarë në formë.

“Ka ardhur koha që bashkinë të na e jepni ne, të bëjmë shumë gjëra që nuk janë bërë. Për të dalë nga kjo situatë sëkëlldisëse dhe qesharake ku duhen katër muaj për të marrë një leje në bashki”, tha Rama.

Të fundit