Flash News

KRYESORE

Ramacord: 'A do të kishte ndodhur tragjedia e Otrantos po të ishte votuar Vetingu?!"

Ramacord: 'A do të kishte ndodhur tragjedia e Otrantos po të

Kryeministri Rama ka një rubrikë në Facebook: Amarcord. Politiko.al do hap sot një rubrikë të quajtur Ramacord (rekordet e Ramës), ku do të përmbledhë të gjitha 'bëmat' dhe rekordet tij retorike. Do të jetë një lloj fact checking (kontroll faktesh).

Ramacord-i i parë i serialit është ai i sotmi në Vlorë ku, në vend të përshpirtjes dhe përkujtimit për viktimat e tragjedisë së Otrantos, KM ofroi një monolog propagandistik kundër pjesëve të shoqërisë që nuk bien dakord me të. I pranishëm në ceremoninë përkujtimore të 20-vjetorit të tragjedisë së Otrantos, Rama tha se familjarët e viktimave vuajnë mungesën e drejtësisë, ndaj përpjekja për të penguar këtë reformë është antikombëtare.

“Asgjë nuk ka vlerën e merituar nëse nuk ka drejtësi. Të afërmit e viktimave të kësaj tragjedie kanë në shpirt revoltën për mungesën e drejtësisë. Është antikombëtare përpjekja për ta penguar zbatimin e reformës, duke ngritur një bunker në mes të bulevardit”, u shpreh kryeministri. Paradoksalisht, çadrën e protestës e krahasoi, njëherë me bunkerin, dhe një tjetër me një karburant që ndodhet në shëtitoren e Skelës dhe që, sipas Ramës, pengon Lungomaren të përfudnojë.

Pak a shumë, kjo është simbolika: Një gjëje që e premton dhe nuk e bën dot, i shpik një tjetër gjë që është jashtë tij dhe faji i të tjerëve. Karburanti pengon Lungomaren dhe Çadra Vetingun. Po të mos ishte Çadra do të ishte Vetingu, dhe po të ishte Vetingu nuk do të kishte ndodhur tragjedia e Otrantos!!!.

Të fundit