Flash News

KRYESORE

'Rambo' dhe Meta bashkojnë forcat, 'thumbojnë' Ramën: Mbrëmje vëllazërore

Presidenti Ilir Meta ka mbyllur javën me një takim me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Dy politikanët njihen për raportet e mira midis njeri-tjetrit, megjithëse nisur nga diçitura e fotos dhe momenti i takimit,- dy ditë pas mbledhjes ndërqeveritare të së premtes mes Shqipërisë dhe Kosovës nën moton “Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij”,- të lë më shumë shijen e një ‘treguesi force’ sesa një fundjave relaksi.

“Me Ramushin, një mbrëmje frymëzuese dhe vëllazërore”,  shkruan Meta krahas fotos.

Ndërkaq, në një postim në rrjetet sociale, për të njëjtën foto Haradinaj shkruan: “Sot së bashku. Për jetë e mot shqiptarë!”

Meta dhe Haradinaj njihen për përplasjet e tyre me kryeministrin Rama. Ndërsa, Presidenti ka pasur dhe vijon ende përplasjet me Ramën për zhvillimet politike në vend, nga ana tjetër Haradinaj ka pasur fërkime me kreun e qeverisë shqiptare për shkak të një padije për shpifje.

Të fundit