Flash News

KRYESORE

"Ramën e qeshin edhe të vetët"; Salianji publikon videon, kritika qeverisë: Premtoi Rilindje, solli rrënim!

"Ramën e qeshin edhe të vetët"; Salianji publikon

“Ramën e qeshin edhe të vetët”, kështu është shprehur ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndërsa publikon një video me premtimet e kryeministrit Rama 7 vite më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji kritikon qeverinë Rama dhe “Rilindjen”, e cila sipas tij, tjetër gjë premtoi dhe ndryshe veproi.

Sipas Salianjit, “Rama premtoi 300 mijë vende punë, ndërkohë që dërgoi në azil 500 mijë qytetarë."

Reagimi i plotë i Salianjit:

Premtoi Rilindje, solli rrënim!

Premtoi 300.000 vënde pune, e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000 qytetarë për azil!

Premtoi taksim të ndershëm, vuri taksën më të pandershme, favorizoi tarafin e ngushtë dhe lehtësoi okigarkët.

Premtoi rend dhe siguri; krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!

Premtoi barazi para ligjit dhe ndëshkoi vetëm qytetarët e pamundur.

Premtoi Shqipëri të ndershme, ndërtoi Shqipërinë e oligarkëve, banditëve, kriminelëve. Ju dha pasuri natyrore bregdet, buxhet dhe gjithçka një grushti njerëzish.

Ramën e qeshin edhe të vetët por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky!👇

Të fundit