‘Ramës i ka mbaruar koha’, PD: Në grahmat e fundit, kryeministri premton rrugë 3D

Anëtari i Kryesisë së PD-së Alfred Rushaj ka publikuar një status në Facebook ku shkruan se kryeministrit Rama i ka mbaruar koha.

Rushaj thekson se në grahmat e tij të fundit, kryeministri premton rrugë 3D, por shton se asgjë nuk do të realizohet nga qeveria në ikje.

Postimi i anëtarit të Kryesisë së PD-së Alfred Rushajt:

(1/2) Në grahmat e fundit të qeverisë në largim, Edi Ramës s`i ka mbetur gjë tjetër veç të premtojë rrugë 3D.

Në ditët e fundit të qeverisjes së dështimit, i vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qëndrore dhe propaganda e dalë boje.

(2/2) Asnjë rrugë e premtuar me koncension dhe çmim stratosferik, asnjë projekt në 3D që vjedh xhepat e shqiptarëve dhe asnjë hajdutëri e re e projektuar nuk do të realizohet. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!