Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Ramës i mbarojnë ‘sukseset’, poston të njëjtën video dhe i ndryshon tekstin
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar një video të projektit të rrugës Delvinë-Kardhiq, një rrugë e cila shkurton distancën Tiranë-Sarandë. Rama thotë se ndërtimi i kësaj rruge është premtuar 20 vjet me radhë por asnjëherë nuk përfundoi teksa shton se në shtator do të nisin punimet për ndërtimin e saj.
Por postimi i sotëm i Ramës, nuk është i ri. Të njëjtën video Rama e ka shpërndarë edhe para dy muajsh në Facebook. Ajo që ka ndryshuar, është vetëm teksti përshkrues i saj. Në videon e para dy muajve Rama, e cilësonte këtë aks Kardhiq-Delvinë, ndërkohë që sot segmentin e nis nga ana tjetër duke e quajtur, Delvinë-Kardhiq. Një tjetër ndryshim është edhe minutazhi i videos, video e parë ishte e gjatë afro 3 minuta ndërsa kjo e sotmja 1 minutë e gjysmë.
Postimi sot
Postimi para 2 muajsh