Flash News

KRYESORE

Ramës irriton lexuesit me Syrin e Kaltër. Qytetari: Të vihet dorë se është kthyer në një pamje të shëmtuar!

Kryeministri Edi Rama, edhe në këto ditë të fundit të verës, vazhdon të promovojë turizmin, atë turizëm që të huajve u duket nëj mrekulli, por që për shqiptarët është një katastrofë. Ai sot ka zgjedhur t’u thotë mirëmëngjesi të gjithë miqve të tij në rrjetin social Facebook me një artikull të publikuar në mediat italiane për Syrin e Kaltër.  Por shumë komentues i kanë shkruar për pakënaqësitë dhe ato që kanë parë me sytë e tyre. “Vetem kete nuk duhet ta kishe bere. Isha jo me larg se dy jave me pare ne kete vend, cfare te shikoje?! Trafiku ishte katastrof duhej nje ore qe te shkoje te burimi, rruga e shkaterruar si mos me keq, mbeturina ngado qe hidhje syte, era e qofteve te mbyste, ferrat kishin mbuluar cdo gje, per te shkuar te burimi duhet te kaloje mbi mbeturina dhe ferra,nje corganizim total. Atje duhet te vini dore patjeter pasi ata vizitore qe kane qene kete vit jane tmerruar nga ajo pamje e shemtuar e nje mrekullie siç e cileson shkrimi me siper”, shkruan nje nder komentuesit.

Të fundit