Flash News

KRYESORE

Ramës nuk i shkojnë deputetët në Kuvend, Ruçi detyrohet të ndërpresë seancën plenare

Ramës nuk i shkojnë deputetët në Kuvend, Ruçi

Seanca plenare është ndërprerë sot për disa minuta pasi mazhoranca nuk kishte numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të futur në rendin e ditës një marrëveshje të cilën kërkon ta miratojë me procedurë të përshpejtuar.

Në sallë ishin vetëm 63 deputetë, përfshirë dy të LSI-së, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka, që ishin paraqitur vetëm për të mos djegur mandatet për shkak të mungesës gjashtë mujore.

I gjendur në këtë situatë, Gramoz Ruçi është detyruar të ndërpresë seancën deri sa në sallë të plotësohej numri i nevojshëm i deputetëve. Pas pushimit, 72 deputetë të mazhorancës u paraqitën dhe menjëherë fjalën e mori kryeprokurorja Arta Marku, e cila do të prezantojë raportin e luftës ndaj krimit.

Të fundit