Flash News

KRYESORE

Ramos-Conte, një pishman i madh në kokën e Perezit

Ramos-Conte, një pishman i madh në kokën e Perezit

Trajneri Antonio Conte ka rifituar vëmendjen e merituar me këtë nisje fantastike të sezonit me Interin, por një vit më parë shumë gjëra do ishin ndryshe.

Fichajes raporton se italiani ishte krejt pranë Real Madridit dhe kjo ka ndodhur fill pas shkarkimit të Lopeteguit.

Njeriu i cili doli kundër trajnerit Conte ishte Sergio Ramos. Sipas tij, spanjollët që luajnë te Chelsea ishin ankuar për stilin e teknikut dhe mendonte se do i sillte probleme Realit.

Me këtë argument, Ramos ia doli të bindte presidentin Perez që të mos e merrte parasysh emrin Conte. Sot me siguri që Perez është penduar, duke marrë parasysh se situata aktuale në Madrid është shumë problematike, kurse Conte po korr suksese në Milano.

Të fundit