Flash News

KRYESORE

Ramos e ka me Messin, mesazh direkt para El Clasicos

Ramos e ka me Messin, mesazh direkt para El Clasicos

Përplasjet në fushën e lojës nuk mungojnë, por në fund futbollistët e mëdhenj kanë shumë respekt mes tyre. El Clasico luhet sot dhe sigurisht dueli u ashpër Messi kundër Ramos shfaq shumë kurioziteti. Mbrojtësi spanjoll i ka habitur tifozët e tij duke treguar respekt të thellë për rivalin e tij.

"Ne do të futemi në fushë vetëm për fitore. Që në fillim të takimit duhet të bëjmë presion lart për të mos i lënë që të luajnë lojën e tyre. Ata kanë disa lojtarë shumë të mirë, të cilët mund të jenë lojtarët që do të vendosin takimin. Duhet të tregohemi të kujdesshëm. Jemi shumë pranë në renditje dhe rezultati i nesërm mund dhe të vendos fatet e sezonit.

“Messi? Kam shumë respekt për të. Mendoj se ai është një nga futbollistët më të mirë që historia e këtij sporti ka pasur. Shpresoj që të dielën të mos jetë dita e Leos, në mënyrë që ne të bëjmë punën tonë dhe të marrim rezultatin që kërkojmë. I uroj atij më të mirat dhe e ripërsëris se ai është një nga më të mirët”, - e mbyll kapiteni i madrilenëve.

Të fundit