Flash News

KRYESORE

Ramos, Pique dhe Modric, Beckham e ka seriozisht me klubin e ri

Ramos, Pique dhe Modric, Beckham e ka seriozisht me klubin e ri

David Beckham ka plane të mëdha për Inter Miamin në Amerikë. Klubi i tij garon për herë të parë sivjet në MLS dhe legjenda e futbollit anglez po përgatit blerjet për në mars, kur nis sezoni.

Luka Modric është objektivi i parë i Beckahm-it. Kroati ka marrë një ofertë që parashikon dyfishin e rrogës aktuale te Real Madrid. Emrat e radhës që ai po tenton janë dy legjenda të futbollit spanjoll, Gerard Pique dhe Sergio RAmos.

Mbrojtësit e Real Madrid dhe Barcelonës shihen si mbrojtësit idealë. Natyrisht, Beckham nuk i përballon të dy, vetëm njërin, kështu që duhet parë se cili do të jetë opsioni më i lehtë për të. Duket gati e pamundur, por asnjëherë nuk i dihet kur bëhet fjalë për shifra të mëdha.

Të fundit