Flash News

KRYESORE

Ramos "thumbon" Barcelonën, habit me deklaratën e tij pas ndeshjes

Ramos "thumbon" Barcelonën, habit me deklaratën e tij pas

Sergio Ramos luajti ndeshjen e tij të 43 në El Clasico duke vendosur rekord si futbollisti me më shumë prezenca nê njê ndeshje të tillë.

"Është sikur thashë pas ndeshjes së fundit: kur nuk fiton, nuk mund të largohesh nga fusha i gëzuar. Gjithsesi në fund çdo pikë është e rëndësishme. Është e vërtetë gjithashtu që pamë një Real Madrid me shumë personalitet, në një stadium ku është shumë e komplikuar të luash, sidomos ndaj një ekipi që ka gjithmonë zotërimin e topit.

Objektivi ynë ishte të ‘vidhnim’ topin në gjysmëfushën e tyre. Ua bëmë shumë të vështirë çdo gjë atyre, por jemi dy ekipe që kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Bëmë pak gabime dhe ky është rezultati”, ka përfunduar Ramos, i cili luajti për të 43-n herë në El Clasico dhe vendosi një rekord.

Të fundit