Ramos tregon si mposhtet Atletico, kapiteni nervozohet në konferencë

Kapiteni i Real Madrid-it, Sergio Ramos, ka folur para ndeshjes finale të Superkupës. Ai e vlerëson shumë ekipin e Atletico Madrid-it, por nuk është dakord ta emërtojë si një klub armik. Spanjolli tregon se në sport ka rivalitet dhe gjërat nuk duhet të kalojnë në dimensione të tilla.

FINALET – “Një ndër gjërat më të rëndësishme gjatë finaleve është të kesh ambicie. Madridi ka treguar se e zotëron diçka të tillë pavarësisht kalimit të viteve. Atletico është një rival i fortë që ka treguar se e meriton të jetë në finale. Ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe të përpiqemi të shamngim gabimet”.

FORMATI – “Në fund formati nuk varet nga ne. Mendoj se i është rritur pak rëndësia. Gjithçka ka qenë e organizuar mirë me kalendarin. Federata dhe klubet përfitojnë në aspektin monetar, nuk është e nevojshme të kapemi me gjërat negative”.

ATLETICO – “Nuk e shoh Atleticon si klub armik, fjalë e shëmtuar. Në profesionalizëm ka rivalitet, çdo kush mund të ketë armiqtë që do, por unë nuk e shoh Atleticon si armik. Një derbi që të jep më shumë kënaqësi për të fituar”.