Flash News

KRYESORE

Ramosi sërish përplasje me Realin, ka një arsye madhore

Ramosi sërish përplasje me Realin, ka një arsye madhore

Kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, i skadon kontrata në qershorin e 2021. Ai dhe klubi nuk kanë patur kontakte për rinovimin e saj. Lojtari dëshiron që të rinovojë dhe për të pakten dy vite, ndërsa drejtuesit nuk duan të ja ofrojnë një kontratë të tillë.

"Los Blancos" nuk duan të nxitojnë duke qenë se Ramos do të jetë 35 vjeç në momentin që kontrata aktuale do të skadojë. Ata mendojnë se është ende shumë heret për të folur për rinovim mes palëve. Drejtuesit e klubit nuk duan një kontratë 2-vjeçare, por vetëm 1-vjeçare nëse rinovojnë.

Ata do të shohin se si do të jetë paraqitja e tij në sezonin e ardhshëm. Kapiteni duhet të tregojë formë të mirë për të rinovuar deri në vitin 2022. Ramosi nuk dihet se si do ta presë këtë vendim të Florentino Perezit, pasi kanë patur përplasje dhe më heret.

Të fundit