Flash News

KRYESORE

Ramsey dhe Dybala godasin Interin, Juve rimerr kreun e Serisë A

Ramsey dhe Dybala godasin Interin, Juve rimerr kreun e Serisë A

"Allianz Stadium" sot ishte bosh nga Coronavirus që ka trembur gjithë italianët, por spektakli në ndeshjen Juventus-Inter nuk mungoi. Ishte një kryevepër e futbollit italian, edhe pse jo në barazpeshën e pritur.

Bardhezinjtë fituan 2-0 në shtëpi përballë zikaltërve me gola të Ramsey dhe Dybala. Pjesa e parë nuk pati asnjë top në rrjetë, por situata ndryshoi krejtësisht në të dytën. Uellsiani shënoi golin e parë të takimit, ndërsa i dyti u shënua nga argjentinasi duke kombinuar me Ronaldon.

Goli i yllit Dybala ishte magji më vete dhe me siguri që do të komentohet gjatë gjithë javës së ardhshme me superlativa. De Ligt dhe Matuidi patën gjithashtu disa raste të mira, por portieri Handanovic bëri pritjet e tij karakteristike duke shpëtuar Interin.

Kampionët e Italisë me këtë fitore kthehen në kreun e renditjes në Serie A, ndërkohë që Lazio i ndjek me 1 pikë më pas.

Të fundit