Flash News

KRYESORE

Ramush Haradinaj bëhet objekt tallje në rrjetet sociale, e zë gjumi në kuvend gjatë debatit për demarkacionin

Debatet me orë të tëra për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, i diskutuar ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës, duket se e kanë lodhur së tepërmi kryeministrin Ramush Haradinaj. Kamerat janë fokusuar disa herë te portreti i Haradinajt, i cili qartazi duket se debatet po i kalon ndërsa merr një sy gjumë në karrigen e tij kryeministrore.

Ky moment është shfrytëzuar më pas edhe nga faqe të ndryshme online, duke e bërë objekt tallje në rrjetet sociale.

Ndërkohë, ky detaj nuk është kaluar pa u vënë re edhe nga deputetë të tjerë të kuvendit. Kështu, Mimoza Kusari-Lila i ka tërhequr vëmendjen duke thënë se “ky debat është vetëm një çështje rutinore se siç e pamë kryeministrin edhe gjumi e merr në këtë karrige, se nuk ka më as koncentrim me vazhdu me këtë”.

Ratifikimi i Projektligjit të demarkacionit me Malin e Zi është shtyrë sërish për sot në orën 11.00 pas seancës maratonë të ditës së djeshme.

 

 

Të fundit