Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Ramush Haradinaj merr shtetësinë shqiptare, çështja e tij tashmë zyrtarisht edhe përgjegjësi e Tiranës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë sot shtetësinë e Republikës së Shqipërisë. Presidenti Bujar Nishani ka firmosur dekretin që i jep ish-kryeministrit të Kosovës shtetësinë shqiptare.
Me të njëjtin dekret është miratuar edhe shtetësia shqiptare për bashkëshorten e Ramush Haradinajt, Anita Haradinaj.
Haradinaj ndodhet që prej janarit në Francë, duke mos u lejuar të largohet nga autoritetet atje, për shkak të një procesi gjyqësor të nisur si pasojë e kërkesës në Interpol nga Serbia. Shqipëria ka qenë mjaft aktive në këtë çështje, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-kreut të UÇK-së, por gjykata nuk është shprehur ende.
Tashmë edhe zyrtarisht, Tirana ngarkohet me përgjegjësi për lirimin e shtetasit të saj, i cili është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për luftërat në ish-Jugosllavi.