All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ramush Haradinaj i përgjigjet Listës Serbe: Nuk jap dorëheqjen! Kush e dha urdhrin dje

Ramush Haradinaj i përgjigjet Listës Serbe: Nuk jap dorëheqjen!
All - Paragraf - 1

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe largimit të Listës Serbe nga koalicioni qeverisës, ka mbajtur një konferencë për median.

All - Paragraf - 3

I pyetur nga gazetarët, Haradinaj u shpreh se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe se ishte në dijeni të të gjithë situatës ditën e djeshme.

“Qëndrimi i djeshëm nuk ka qenë ndaj asnjëri veç atyre që kanë thyer ligjin. Dorëheqjen s’kam ndërmend ta jap. Ata që shkojnë e hyjnë e dalin nuk kam asnjë vendim tjetër për to”, u shpreh Haradinaj.

I pyetur më tej nëse ka qenë në dijeni të situatës dhe se kush ka dhënë urdhërin ditën e djeshme për qëndrimin e forcave policore, Haradinaj u shpreh, “Urdhëri i Ministrisë së Jashtme është zbatuar nga Ministria e Brendshme. Nuk na është dhënë rrugë tjetër veç zbartimit të ligjit. Kam qenë në zbatim”, shtoi më tej kryeministri i Kosovës.

Ndërsa i pyetur se cilat do të jenë hapat e radhës të qeverisë, pas largimit dhe të Listës Serbe, Haradinaj tha, “Kjo nuk na bën më të lumtur. Shkëputja e bashkëpunimit njuk është zgjidhje. Zgjidhje është bashkëpunimi si në jug si në veri”.

Kujtojmë që situata është e acaruar mes dy shteteve pas arrestimit nga policia kosovare të Marko Gjuriç, shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Të fundit