Flash News

KRYESORE

Rangnick me mësues personal, zbulohen detajet e marrëveshjes me Milanin

Rangnick me mësues personal, zbulohen detajet e marrëveshjes me

Pavarësisht se agjenti i tij e ka mohuar, ashtu si edhe Gazidis, nuk ka më diskutime se Ralf Rangnick në verë do të bëhet pjesë e Milanit. Ai do të jetë edhe trajner, edhe drejtor sportiv.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja La Gazzetta dello Sport, gjermani ka marrë një mësues personal për të mësuar italishten. Ai do që ta nisë seancën e parë stërvitore pa përkthyer, por duke folur vetë në gjuhën italiane.

Marrëveshja me Milanin është arritur që në dhjetorin e kaluar. Rangnick ka firmosur për tre vite dhe ka një vit shtesë si opsion në kontratë.

Të fundit