Flash News

KRYESORE

Raporterja e Shqipërisë në PE ‘mbron’ Kodin Penal: Ndryshimet si ato të vendeve të BE

Raporterja e Shqipërisë në PE ‘mbron’ Kodin Penal:

Isabel Santos raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian dha një intervistë për “Europeanëesternbalkan”, komentoi zhvillimet e fundit në Shqipëri. Ajo e quajti të merituara plotësisht hapjen e negociatave, duke u shprehur se përpjekjet e Shqipërisë duhet të merrnin një përgjigje pozitive. “Unë besoj se ky vendim ishte plotësisht i merituar. Të gjitha përpjekjet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhej të kishin një përgjigje pozitive nga shtetet anëtare. Unë gjithashtu besoja se ato do të merreshin vitin e kaluar, dhe u zhgënjeva shumë me shtyrjen e tyren në tetorin e kaluar. Ka shumë gjëra ende për të bërë dhe shumë hapa për të përfunduar, por kjo është padyshim një shenjë që vendet anëtare të BE-së njohin gjithçka që është arritur”, ka thënë ndër të tjera Santos.

Më tej, relatorja e Shqipërisë në BE ka bërë dhe një koment për ndryshimet në Kodin Penal, që parashikon burg për përhapjen e virusit. Ajo i mbron këto ndryshime, duke përmendur vakumin ligjor që ekzistonte më herët në vendin tonë. “Është e rëndësishme që të gjithë të bashkëpunojmë për të ndihmuar në luftën kundër këtij virusi në një mënyrë proporcionale. Masat kufizuese që janë vendosur në të gjithë Evropën mund të shihen si një kufizim për demokracitë dhe liritë civile, por siç e keni thënë në pyetjen tuaj, faktori më i rëndësishëm është proporcionaliteti.

Në Shqipëri masat kufizuese dhe ato që janë akoma në fuqi janë në përputhje me ato të vendosura në disa vende. Unë e di që në kodin penal nuk kanë qenë të parashikuar veprat penale për krimet e përhapjes së sëmundjes dhe ka pasur nevojë të bëhet një ndryshime ligjor. Unë gjithashtu e di se përkundër disproporcionit të propozimit të parë, me kontributin e të gjithë palëve të interesuara, është arritur një zgjidhje në përputhje me atë që ekziston në vendet e tjera. Në vendin tim, parashikohet aplikimi i gjobës ose burgimit deri në tre vjet”, thuhet ndër të tjera në intervistën e Isabel Santos.

Të fundit